Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon 28.8 vite burgim për 5 të akuzuar - Gazeta Express
string(80) "atentati-ndaj-ish-prokurorit-ndoja-spak-kerkon-28-8-vite-burgim-per-5-te-akuzuar"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2024 14:19

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon 28.8 vite burgim për 5 të akuzuar

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2024 14:19

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 28.8 vite burgim për 5 të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi i Sukthit më 1 Nëntor 2019. Nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Ndoja. 

Ndërkaq Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndodh dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi i Sukthit.

Lexo Edhe:

Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen. Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eleminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

Konkretisht SPAK ka kërkuar dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Për Genti Nderjakun është kërkuar dënim me 9 vite burg  dhe i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg. 8 vite burg janë kërkuar për Bashkim Haxhinë, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg.

Për Endrit Sinanin janë kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, ulje 1/3 përfundimisht me 5 vite burg dhe për Julian Pjetrin janë kërkuar po aq.