Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Debati për më të mirin ka qenë ndër vite dhe vazhdon të jetë dhe sot.
Dy ndër më të mirët në histori, që kanë dominuar në dekadën e fundit, që nga viti 2008 ka luftuar kokë më kokë për çmime të ndryshme.
Sot, Messi është para me 6 Topa të Artë, derisa Ronaldo e ka fituar 5 herë këtë çmim.
Leo ka shënuar 626 gola në 716 paraqitje me fanellën e Barcelonës, shifra vërtetë magjike për të cilin legjenda Marco Van Basten thotë se si ai s’do të ketë për të paktën 50 vite.
“Ronaldo është lojtar i shkëlqyer”, tha Van Basten në një intervistë për Corriere della Sera.
“Por ata që thonë se ai është më i mirë se Messi, nuk e kuptojnë futbollin”.
“Messi është unik. I paimitueshëm dhe e i papërsëritshëm. Si ai lindin futbollist njëherë në 50 vite”.
“Ai është thjesht magjik”. /Gazeta Express/