Astronauti i njohur për raportin e Pentagonit mbi UFO-të: Dyshoj se do të këtë diçka të rëndësishëm - Gazeta Express
string(98) "astronauti-i-njohur-per-raportin-e-pentagonit-mbi-ufo-te-dyshoj-se-do-te-kete-dicka-te-rendesishem"

Astronauti i njohur për raportin e Pentagonit mbi UFO-të: Dyshoj se do të këtë diçka të rëndësishëm

Mistere

Gazeta Express

25/06/2021 1:56

Ish astronauti i njohur amerikan, i cili ka marrë shpërblime nga Shoqata e Astronomëve Amerikan, NIck Suntzeff, thotë se gjurmimi për UFO zakonisht ka “përgjigje të thjeshta, por të mërzitshme”.  Ai ka hedhur poshtë se anija trekëndore është goditur me raketë pasi që kamera që e ka kapur atë nuk është në fokus

Përderisa publiku në tërë botën po e pret sot (më 25 mars) një raport të Qeverisë amerikane që përfshinë informata të deklasifikuara për UFO-të, eksperti i Astronomisë është shumë skeptik për këtë gjë. Astronomi nga Universiteti i Texas A&M, Nick Suntzeff, i cili është involvuar në hulumtime në hapësirë për pothuajse 50 vite, thotë se ai dyshon që raporti do të përfshijë prova ku një fenomen i paidentifikuar ajror (UAP), apo si preferohet të quhet UFO, “do të këtë gjëra që nuk njihen për publikë”.

Lexo Edhe:

“Nuk jam optimist që ne do të kemi prova të jashtëzakonshme ku nuk ka ndonjë shpjegim jo natyral për atë që është parë”, tha Suntzeff në një shkrim universitar, duke shtuar se shumica e fotove të UAP apo UFO dhe Videove “janë jashtë fokusit të kamerës”.

Në një intervistë pyetje – përgjigje në Texas A&M, Suntzeff ka diskutuar për UAP-in “trekëndësh” i cili fillimisht ishte postuar online dhe më vonë ishte konfirmuar nga ushtria në prill, duke thënë se objekte apo mjete tjera paraqiten në këtë video që duket se ka formën e trekëndëshit.

“Çfarë dua të them është se kamera është jashtë fokusit dhe objekti është trekëndësh”, thotë Suntzeff. “Është një video pa fokus që është bërë nga një kamerë me rreze infra te kuqe”.

Eksperti analizon po ashtu disa objekte shtesë që pasqyrohen pranë yjeve të Jupiterit dhe yjësisë së Demit, thotë Suntzeff, transmeton GazetaExpress. “Po ashtu UFO vezullon sikurse një avion komercial”, shton ai. “Është bërë në brigjet e Los Angeles ku ka shumë trafik ajror”.

Suntzeff ka kritikuar ushtrinë që nuk janë konsultuar me një astronom para se ta lëshojnë videon “për shkak se ata shumë shpejt e kishin hasur se kjo foto është bërë jashtë fokusit të kamerës”. Një tjetër video virale me UFO, nga viti 2004, përshkruan atë, që sipas ish pilotit të Ushtrisë, David Fravor, “një Tic Tac i bardh” që sfidon ligjet e fizikës.

“Problemi këtu është se ne nuk e dimë sa larg është ajo”, thotë Suntzeff. “Nëse do të ishte lart mbi oqean, atëherë lëvizja ndodh për shkak të avionit dhe jo për shkak të objektit, një fenomen që ne e quajmë paralaks. Gjithmonë mund të gjeni përgjigje për këto gjëra”, thotë Suntzeff për anijet kozmike të jashtëtokësoreve. “Këto gjithmonë janë shpjegime të thjeshta, por përgjigje të mërzitshme”.

Madje edhe personeli ushtarak e ka raportuar atë si një UFO me një madhësi të caktuar dhe lëvizje të caktuar, atëherë “nëse nuk e dini çfarë objekti është, ju mund ta dini sa larg është apo sa i madh është”, thotë Suntzeff.

Shpesh ndodh që njerëzit të mendojnë që e kanë parë një UFO derisa në të vërtetë atë e ka shikuar planetin e Venerës e cila ndriçon më shumë natën në qiell së tjerët, thotë ai.

Ai po ashtu nuk beson fare në teorinë e gjatë të konspiracionit që Qeveria e SHBA ka anije kozmike jashtëtokësore të rrëzuara në tokë – madje edhe mbetje të jashtëtokësoreve – në zonën e akullit “Area 51”.

“Nëse ata e kanë arritur këtë ky është sekreti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Suntzeff. “Qeveria e jonë nuk është e njohur për mbajtje të sekreteve dhe ky do të ishte më të vërtetë një befasi”.

Çdo civilizim inteligjent që do të mund të udhëtonte me mijëra vite dritë për në tokë nuk do t’i shkatërronin raketat e tyre, shton ai. “Nëse ata arrin të udhëtojnë kaq gjatë, dyshoj seriozisht që nuk do të ishin të aftë që të jenë të kujdesshëm”.

I diplomuar në matematikë në Universitetin e Stanford (ku ai ka ndërtuar observatorin e shkollës për student”, Suntzeff është Ph.D në Astronomi dhe Astrofizikë në Universitetin e Kalifornisë në Santa Kruz.

Më 1980, ai punoi në Universitetin e Washingtonit në astronomi dhe në observatorin Institutin për Shkencë Carnegie, pastaj u zhvendos në Kili për të bërë kërkime novatore për supernovan. Kohëve të fundit ai ishte edhe drejtor i associuar për shkencë në Observatorin Amerikan për Astronomi Optike. Dhe ka shërbyer si nënpresident i Shoqërisë së Astronomëve të Amerikës.

Suntzeff nuk e përjashton faktin që planeti i jonë të jetë vizituar nga krijesa nga planetët tjera. “Por, ne kemi nevojë për prova të qarta”, tha ai. “Një foto të qartë, për shembull. Deri tash, ne nuk kemi të tilla prova”.

Drejtori për Inteligjencë Kombëtare ka kohë deri më 25 qershor (sot) ta prezantojë një raport, i cili do të jetë gati edhe për publik. Një anketë nga maji ka zbuluar se dy të tretat e amerikanëve besojnë që ekzistojnë jashtëtokësorët, por qeveria amerikane nuk po ia tregon publikut tërë të vërtetën.

Në prillin e vitit 2020, Pentagoni deklasifikoi tri video të njohura më parë si autentike dhe të bëra nga pilotët e ushtrisë ku ata i kishin incizuar ato në video sensorët e tyre gjatë dy palë stërvitjeve, një më 2004 dhe një më 2015.

Dy klipet për herë të parë u botuan më 2017 nga New York Times dhe video e tretë më 2018 nga “To The Stars Academy”, një grup i specializuar që shpjegon fenomene të pashpjeguara e që është themeluar nga kitaristi, Tom Delonge nga grupi Blink-182. /GazetaExpress/