Asteroidi më madhësi dy herë më të madhe së Burj Khalifa e Dubait, i afrohet Tokës - Gazeta Express
string(81) "asteroidi-me-madhesi-dy-here-me-te-madhe-se-burj-khalifa-e-dubait-i-afrohet-tokes"

Asteroidi më madhësi dy herë më të madhe së Burj Khalifa e Dubait, i afrohet Tokës

Mistere

Gazeta Express

24/05/2022 1:06

Një asteroid do kalojë shumë afër tokës

Një asteroid i madh me diametër rreth 1.8 kilometra do të kalojë në një distancë relativisht të afërt por të sigurt nga Toka më 27 maj.

Lexo Edhe:

Asteroidi është një nga më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë dhe që po i afrohet planetit tonë dhe ka madhësi më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

Asteroidi do të bëjë kalimin e tij më të afërt nga Toka në fund të majit që kur u zbulua, dhe nuk do të afrohet përsëri deri në vitin 2914.

Kalimi i tij do të jetë një mundësi e mirë për vëzhgim nga astronomët, profesionistët dhe amatorët. /Alsat.mk