Asteroidi i goditur nga sonda e NASA-s lë gjurmë 10,000 km - Gazeta Express
string(57) "asteroidi-i-goditur-nga-sonda-e-nasa-s-le-gjurme-10000-km"

Asteroidi i goditur nga sonda e NASA-s lë gjurmë 10,000 km

Mistere

Gazeta Express

05/10/2022 21:49

Një imazh i ri tregon se një asteroid i cili u godit qëllimisht nga sonda Dart e NASA-s ka lënë një gjurmë mbeturinash që shtrihen mijëra kilometra.

Një teleskop në Kili kapi fotografinë e jashtëzakonshme të një shtëllunge si kometë që përhapet pas shkëmbit gjigant, raporton BBC.

Sonda u rrëzua javën e kaluar për të testuar nëse asteroidët që mund të kërcënojnë Tokën mund të largohen nga rruga.

Shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar nëse testi ishte i suksesshëm dhe trajektorja e asteroidit ndryshoi.

Imazhi i jashtëzakonshëm u mor dy ditë pas përplasjes nga astronomët në Kili, të cilët ishin në gjendje të kapnin gjurmën e madhe duke përdorur Teleskopin Kërkimor Astrofizik Jugor (Soar).

Ai shtrihet për më shumë se 10,000 km (6,200 milje) dhe pritet të bëhet edhe më i gjatë derisa të shpërndahet plotësisht dhe të duket si pluhuri tjetër hapësinor që noton përreth.