Deputeti i pestë i hedhur në votim me short është Igor Simiq nga Lista Srpska, i cili as ai s’mori mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Lista Srpska nuk është duke marrë pjesë në këtë votim për shkak se refuzon këtë mënyrë të zgjedhjes me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Në seancën e kaluar, kjo parti propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar, por për tri herë radhazi s’mori votat e nevojshme./Express/