Arti Hajdari, më i miri i javës në Superligën e basketbollit - Gazeta Express
string(59) "arti-hajdari-me-i-miri-i-javes-ne-superligen-e-basketbollit"

Basketboll

Gazeta Express

06/02/2023 13:31

Arti Hajdari, më i miri i javës në Superligën e basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

06/02/2023 13:31

Xhiroja e 21-të në elitën solli përballje mjaft interesante.

Peja fitoi ndaj Rahovecit, por më vështirë se që është pritur, ndërsa te pejanët më i miri ishte Arti Hajdari.

Lexo Edhe:

Arti në momentet vendimtare nuk dështoi, ku shënoi gjashtë herë për tre pikë nga tetë tentime, kurse pesë herë për dy pikë nga shtatë tentime, duke qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe i kësaj jave në elitë.

Sigal Prishtina regjistroi fitoren e radhës në elitë, ku u dallua dyshja Brooks Debisschop me 16 pikë, 15 kërcime e katër asistime dhe Dustin Thomas me 16 pikë, 16 kërcime dhe dy asistime.

Golden Eagle Ylli u kthye te fitoret, ku mundi Bashkimin, ku më i miri te kampionët e Kosovës ishte kapiteni Gëzim Morina me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.

Trepça regjistroi fitore të rëndësishme në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.

Top 5

Arti Hajdari (Peja) 30 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Brooks Debisschop (Sigal Prishtina) 16 pikë, 15 kërcime, 4 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 16 kërcime, 2 asistime

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 7 kërcime, 3 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 3 asistime