Arteta e pranon: Arsenali e ka të vështirë kualifikimin në Champions - Gazeta Express
string(67) "arteta-e-pranon-arsenali-e-ka-te-veshtire-kualifikimin-ne-champions"

Gazeta Express

28/02/2020 11:15

Arteta e pranon: Arsenali e ka të vështirë kualifikimin në Champions

Gazeta Express

28/02/2020 11:15

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë për Topçinjtë ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve përmes Premierligës, pas eliminimit nga Liga e Evropës.

Humbja e një rasti të artë nga Pierre-Emerick Aubameyang në sekondat e fundit të ndeshjes së Arsenalit kundër klubit grek Olympiacos bëri që Arsenali të eliminohet në fazën e 1/16 të Ligës së Evropës, përkundër që rezultati i përgjithshëm ishte 2:2, për shkak të epërsisë së grekëve në golat e shënuara si mysafirë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Triumfi në Ligën e Evropës do t’ia kishte dhënë Arsenalit kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por tani Topçinjtë do të duhet ta fitojnë një vend të top katërshes së Premierligës për ta siguruar këtë.

“E kemi të vështirë duke e marrë parasysh renditjen tabelare, jemi ende larg synimeve që i kemi, por kemi qenë larg gjatë gjithë sezonit dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Arteta, i cili e zëvendësoi në postin e trajnerit Unai Emeryn në dhjetor të vitit të kaluar.

“Gjëja më e rëndësishme është që zhveshtorja të jetë e fuqishme dhe ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të reagojmë. Së pari, unë duhet t’i bindi ata për atë që ndodhi në ndeshje dhe pse s’u kualifikimin në rundin e radhës”. /Gazeta Express/