Arta Selimi shkëlqen në Ditët e Filmit të Frankofonisë me veshjen unike të dizajnerit Shpetim Bunjaku - Gazeta Express
string(101) "arta-selimi-shkelqen-ne-ditet-e-filmit-te-frankofonise-me-veshjen-unike-te-dizajnerit-shpetim-bunjaku"

TV/Film

Gazeta Express

23/10/2025 23:00

Arta Selimi shkëlqen në Ditët e Filmit të Frankofonisë me veshjen unike të dizajnerit Shpetim Bunjaku

TV/Film

Gazeta Express

23/10/2025 23:00

Në kuadër të Filmit të Frankofonisë, që këtë vit u zhvillua me temën “Moda dhe Kultura”, aktorja e mirënjohur e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arta Selimi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje mbresëlënëse dhe një veshje unike që ndërthurte artin e modës me kinematografinë franceze.

Selimi u shfaq në event me një krijim të dizajnerit dhe artistit të njohur Shpetim Bunjaku, i frymëzuar nga filmi klasik francez “Peau d’âne” (Lëkura e gomarit). Veshja, e cila përshkruhet si një kombinim i përrallor dhe elegant, solli në skenë një ndjesi magjie dhe sofisticimi, duke bashkuar elementët e modës bashkëkohore me estetikën e filmit francez.

Përveç stilit të veçantë, Arta Selimi ofroi një performancë artistike befasuese, duke e shndërruar shfaqjen në një eksperiencë ku teatrin dhe modën i bashkon ndikimi i fuqishëm i kinemasë franceze në artin bashkëkohor. Publiku shpesh reagoi me duartrokitje të gjata, duke vlerësuar harmoniën mes kostumit, interpretimit dhe frymës së festivalit.

Eventi u zhvillua në Prishtinë, dhe zyrtarisht Javën e Frankofonisë e hapi premiera e filmit “Couture” të regjisores Angelina Jolie, duke krijuar një atmosferë të veçantë që lidh kulturën, modën dhe kinemanë franceze.

Kjo paraqitje e Arta Selimit u vlerësua nga kritikët e modës dhe profesionistët e artit si një nga momentet më të bukura të festivalit këtë vit, duke treguar se si kombinimi i modës me performancën artistike mund të krijojë një imazh të paharrueshëm dhe frymëzues. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement