Arsenali mendon transferimin e Alvarezit, pavarësisht klauzolës së lartë - Gazeta Express
string(71) "arsenali-mendon-transferimin-e-alvarezit-pavaresisht-klauzoles-se-larte"

Futboll

Gazeta Express

24/01/2026 8:40

Arsenali mendon transferimin e Alvarezit, pavarësisht klauzolës së lartë

Futboll

Gazeta Express

24/01/2026 8:40

Arsenali po planifikon një lëvizje befasuese verore për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

“Topçinjtë” e kishin konsideruar afrimin e kampionit të Botës, 25 vjeç, verën e kaluar, përpara se të vendosnin për Viktor Gyokeres.

Por “ESPN” raporton se interesi tani është “intensifikuar”, pasi Alvarez ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 28 ndeshje këtë sezon.

Arsenali ka një armë sekrete në negociata – drejtorin e ri sportiv Andrea Berta.

Italiani kaloi 12 vite te Atletico dhe ishte njeriu që personalisht negocioi transferimin e Alvarezit nga Manchester City në vitin 2024 për 82 milionë paund.

Ai ruan një marrëdhënie të ngushtë me agjentin e sulmuesit, Fernando Hidalgo.

Raportohet se tashmë janë bërë edhe pyetje informale.

Megjithatë, natyra e saktë e kontaktit të liderëve të Premierligës mbetet e paqartë.

Alvarez ka një klauzolë lirimi astronomike prej 433 milionë paundësh.

Por kuptohet se Atletico do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta mbi 87 milionë paund.

Interes të fortë për argjentinasin ka edhe Barcelona.

Megjithatë, vështirësitë e vazhdueshme financiare të klubit katalanas janë një pengesë e madhe.

Alvarez ka grumbulluar gjithsej 40 gola dhe 13 asistime në 85 paraqitje me gjigantët e Madridit që nga transferimi i tij, pothuajse dy vite më parë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement