Arsenali feston në fund në Portugali, i afrohet gjysmëfinales - Gazeta Express
string(60) "arsenali-feston-ne-fund-ne-portugali-i-afrohet-gjysmefinales"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 23:03

Arsenali feston në fund në Portugali, i afrohet gjysmëfinales

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 23:03

Arsenali e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Portugali.

“Topçinjtë” festuan në fund falë golit të shënuar nga Kai Havertz, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës, shkruan “Gazeta Express”.

Faktikisht, “Gunners” kishin kaluar në epërsi edhe më herët, por goli i Marti Zubimendit u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Falë kësaj fitoreje, ekipi i Mikel Artetas e bëri një hap gjigant drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Championsit.

Ndeshja e kthimit çerekfinale në mes të këtyre dy ekipeve do të luhet javën tjetër në “Emirates Stadium”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement