Arsenal armësh të groposura me thasë, çfarë zbuloi policia në Tiranë - Gazeta Express
string(67) "arsenal-armesh-te-groposura-me-thase-cfare-zbuloi-policia-ne-tirane"

Arsenal armësh të groposura me thasë, çfarë zbuloi policia në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:09

Në bazën ushtarake që u zbulua një ditë më parë në zonën e 5 Majit në Tiranë policia ka gjetur 73 fishekë luftarakë të kalibrit të madh, rreth 150 krehra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit, pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët, 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

Armët ishin të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh. Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person. Dyshohet se armët përdoreshin nga grupet kriminale.

Lexo Edhe:

Aktualisht janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale. Zbulimi i bazën së armëve erdhi pas zbërthimit të telefonëve të vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj të cilët pasi kanë rrëfyer të dhëna për krime tronditëse kanë kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

/Gazeta Express