Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të mërkurë në vijim të operacionit “Revanshi”.
Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Sipas SPAK Xhelal Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit dhe Endrit Dokles që tentuan vrasjen Arben Ndokës.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar 2021, “kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.”
Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e gjyqtarit.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...