Arrestohet një person në veri te “Mitrovica Jazz Days”, policia pengohet nga persona të tjerë - Gazeta Express
string(90) "arrestohet-nje-person-ne-veri-te-mitrovica-jazz-days-policia-pengohet-nga-persona-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 18:40

Arrestohet një person në veri te “Mitrovica Jazz Days”, policia pengohet nga persona të tjerë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 18:40

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas tensioneve te “Mitrovica Jazz Days”.

Në pamjet e publikuara nga “Alternativna” shihet se gjatë arrestimit të personit në fjalë, disa persona kanë tentuar ta pengojnë policinë në arrestimin e tij.

Disa minuta më herët, kryetari i Mitrovicës së Veriut u fye dhe u prit me fishkëllima te skena ku do të mbahet “Mitrovica Jazz Days”.