Arrestohet një person në Pejë, shtiu me armë gjatë një ahengu - Gazeta Express
string(60) "arrestohet-nje-person-ne-peje-shtiu-me-arme-gjate-nje-ahengu"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:54

Arrestohet një person në Pejë, shtiu me armë gjatë një ahengu

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 8:54

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 23:45, në rrugën “Rexhë Avdija” në Pejë, ku ishte raportuar për të shtëna me armë gjatë një dasme.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të llojit “Zoraki”, kalibër 9 mm, një karikator dhe pesë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement