Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati - Gazeta Express
string(83) "arrestohet-nje-person-lidhur-me-plagosjen-ne-peje-i-dyshuari-kryesor-ende-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 8:25

Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 8:25

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Lexo Edhe:

Arrestimi u konfirmua nga Ersan QaVOLLI, prokurori që po e trajton rastin.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli për KALLXO.

Agron Gashi, 21-vjeçar tashmë është në kerkim të organeve të rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.

Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.