Arrestohet hajni në Kaçanik, i pranon dy raste të vjedhjes së rëndë, njëri në tentativë, lirohet në procedurë të rregullt - Gazeta Express
string(68) "arrestohet-njeperson-idyshuar-per-disa-raste-te-vjedhjeve-ne-kacanik"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 21:41

Arrestohet hajni në Kaçanik, i pranon dy raste të vjedhjes së rëndë, njëri në tentativë, lirohet në procedurë të rregullt

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 21:41

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në Kaçanik. Më 5 gusht 2026, në Stacionin Policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, një për “Vjedhje të rëndë” dhe një për “Vjedhje të rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi”.

Pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit, pas analizimit të provave materiale dhe punës operative në terren, kanë identifikuar të dyshuarin me inicialet I.R., 21 vjeç. I dyshuari, gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më 5 gusht, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë” të raportuar më 8 korrik 2026.

Sipas Policisë, veprimet janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Kaçanik

Më datën 05.08.2026, në stacionin policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, analizimit të provave materiale dhe punës operative në terren, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R., 21 vjeç.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më 05.08.2026, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më datën 08.07.2026.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement