Analisti Durim Jasharaj, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën se fati politik i Lumir Abdixhikut varet nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se nëse arrihet koalicioni, Lumir Abdixhiku mund t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme partiake, si dhe të forcojë pozicionin e tij politik.
Ndërkaq, nëse nuk arrihet, ai tha se LDK më nuk do ta ketë kryetar Lumir Abdixhiku.
“Fati i tij politik si kryetar i LDK-së varet nga një gjë e thjesht, nëse arrihet koalicioni me Vetëvendosjen ai do të vazhdojë me qenë kryetar i LDK-së kur të mbahen zgjedhjet e reja, dhe pas katër viteve me forcu pozicionin brenda LDK-së, pore dhe të LDK-së si parti që ndoshta konkurron për vendin e dytë. Nëse nuk bëhet koalicion nuk ka më vend për kryetar të LDK-së që e ka emrin Lumir Abdidhiku”, ka thënë ai. /Gazeta Express