string(110) "arrestohet-nje-person-dyshohet-se-dergoi-emaile-kercenuese-ne-adrese-te-prokurorise-se-shtetit-policise-e-upse"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:10

Arrestohet një person, dyshohet se dërgoi emaile kërcënuese në adresë të Prokurorisë së Shtetit, Policisë e UP’së

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:10

Polica e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Prishtinë i cili dyshohet se përmes emaileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar një laptop, një tablet dhe një telefon.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disa mujore, në bashkërendim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar është përfshirë në veprën penale ‘kanosje’, sot më 22.05.2025, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës ku është zhvilluar kontrolli në një lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollit kanë asistuar edhe njësi tjera policore.

Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve.

Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar i dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kanosje’ dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisjet të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një laptop, një tablet dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë.