Një i mitur është arrestuar të hënën në mbërmje si i dyshuar për veprën penale “shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Sipas Policisë, rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas, pas së cilës janë angazhuar menjëherë hetuesit e NjHP-së, përfshirë edhe ekipin për hetimin e krimeve kibernetike.
Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.