Arrestohet në Merdare i dyshuari që sulmoi tre persona - Gazeta Express
string(54) "arrestohet-ne-merdare-i-dyshuari-qe-sulmoi-tre-persona"

Arrestohet në Merdare i dyshuari që sulmoi tre persona

Gazeta Express

03/12/2019 14:42

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar tre persona.

I arrestuari është M.K. lindur në vitin 1987, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pronës.

Lexo Edhe:

“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18 nëntor, më 16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor. Policia tutje njoftoi se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, bën të ditur policia.