Arrestohet i dyshuari në Pejë, kërkohej për dy vepra penale - Gazeta Express
string(72) "arrestohet-i-dyshuari-ne-peje-i-cili-ishte-ne-kerkim-per-dy-vepra-penale"

Arrestohet i dyshuari në Pejë, kërkohej për dy vepra penale

Gazeta Express

04/12/2019 9:03

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar edhe një person të dyshuar për veprat penale “mashtrim” dhe “dhënie të ndihmës në kryerje të veprës penale”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale”.

Lexo Edhe:

Sot me datë 04.12.2019 pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim Policor.

I dyshuari B.B., i lindur më 1991, m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryejë veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48-orësh.