Është arrestuar edukatorja e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Gazetën Express se ajo është dërguar në mbajtje.
“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.