Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimin e sotëm, ku Universiteti i Prishtinës ka vlerësuar me çmimin “Alumni Nderi i UP‑së” presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si personalitete publike që kanë qenë studentë të tij.
Analisti Haxhiu u shpreh i ashpër me këtë zhvillim, duke thënë se “kur një universitet nuk ka dije, shpërndahen mirënjohje”.
“Oborri i Universitetit të Prishtinës për të satën herë është kthyer në oborrin e pushtetit dhe nuk më befason. Befasia është se nuk ka reagim të atyre profesorëve që kur oborri i universitetit bëhet i pushtetit”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
“Ky rektor e shet autonominë e universitetit për fotografi. Ky është një lloj dëshpërimi i një rektori që kërkon legjitimitetin te pushteti”, tha Haxhiu.
“Universiteti nuk shndërrohet në vendin e dijës dhe kulturës apo reformës së madhe por në provincë politike”, vijoi Haxhiu.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...