Një 30-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në fshatin Budrikë e Epërme e Vitisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten.
Sipas njoftimit, për rastin policia është njoftuar të mërkurën rreth orës 18:30.
“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti”, ka njoftuar policia.
I njëjti dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një armë e llojit AK 47, një karikator dhe 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën.
Është njoftuar Prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...