Policia ka arrestuar dy shoferë në Shkup dhe Kumanovë, të cilët drejtonin automjete pa e lejet e vozitjes (patent shoferi), ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar.
Sot pasdite në ora 12:40, në rrugën Kumanovë–fshati Likovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet Sh.A. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Golf” me targa të Kumanovës dhe është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa patentë shoferi për kategorinë B. Sh.A. është ndaluar në stacion policor, ndërsa vetura është konfiskuar.
Po ashtu, më 03.02.2026 në ora 13:00, në rrugën “Justiniani i Parë” në Shkup, policia ka privuar nga liria I.Џ. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është ndaluar një veturë e tipit “Opel” me targa të Shkupit dhe është konstatuar se ai drejtonte pa patentë për kategorinë B. Edhe ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është konfiskuar.
Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.(INA)
tag_katrorimaqedoni_2