Deklarimet e Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, aktivizohet Prokuroria – Arrestohen pesë serbë - Gazeta Express
string(99) "deklarimet1-e-rashiqit-per-cenim-te-votes-ne-gracanice-aktivizohet-prokuroria-arrestohen-pese-serbe"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 16:59

Deklarimet e Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, aktivizohet Prokuroria – Arrestohen pesë serbë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 16:59

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar pesë serbë, shtetas të Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Në njoftim, prokuroria shton se, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur.

”Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, njofton opinionin publik se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit z. Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Pesë persona ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë

Prishtinë, 19 maj 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, njofton opinionin publik se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit z. Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement