Arrestohen edhe dy të dyshuar për rrëmbimin në Veternik - Gazeta Express
string(55) "arrestohen-edhe-dy-te-dyshuar-per-rrembimin-ne-veternik"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 9:08

Arrestohen edhe dy të dyshuar për rrëmbimin në Veternik

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 9:08

Janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar për përfshirje në rastin e rrëmbimit në lagjen Veternik të Prishtinës javën e kaluar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më 18 shtator një i ri kishte njoftuar se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur dhe ishte mbajtur për disa orë në një shtëpi të pabanuar.

Pak ditë më vonë ishin arrestuar dy të dyshuar.