Hetuesit policor kanë kryer kontrolle në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje të të dyshuarve në vepra penale që lidhen me lëndët narkotike.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar: R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar).
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
· 4 (katër) qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gr.,
· 186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) copa ekstazi,
· 5 (pesë) qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.,
· 4 (katër) qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.,
· 4 (katër) qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.,
· 1 (një) qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.,
· 440 (katërqind e katërdhjetë) euro që dyshohet të jenë të falsifikuara,
· 2 (dy) peshore elektronike,
· 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.
Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...