Arrestimi i drejtorit të Tufinës, Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda - Gazeta Express
string(81) "arrestimi-i-drejtorit-te-tufines-veliaj-kush-i-ben-varrin-tjetrit-bie-vete-brenda"

Arrestimi i drejtorit të Tufinës, Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 22:12

“Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda”, kështu është shprehur sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me arrestimin e drejtorit të varrezave të Tufinës.

Eljodor Ndini dhe shtatë personave të tjerë janë arrestuar, teksa dy janë në hetim në gjendje të lirë dhe dy në kërkim.

Lexo Edhe:

“Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike.

LEXO EDHE: “Shisnin” varre në Tufinë, certifikata Covid-i, banesa tërmeti e kredi, 8 në pranga! Skema që përdorte Drejtori dhe punonjësit

Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj.