Për arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu me 6 korrik, sot është arrestuar edhe një person që dyshohet se e kishte ndihmuar atë. Ky është personi i dytë i arrestuar, pasi një ditë më parë në pranga u vu edhe një i dyshuar për arratisjen e Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.
Lajmin për arrestimin e dytë e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“I dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00 dhe i janë caktuar 48 orë paraburgim”, tha Preteni.
Ndërsa, për personin e dyshuar, i arrestuar të shtunën, Preteni tha se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj tij.
“Do të kërkohet caktim i masës se sigurisë për njërin që është arrestuar dje”, tha Preteni për Express.
Detaje se në çfarë forme i kanë ndihmuar Hajrizit, të dyshuarit të arratisej nga burgu nuk janë dhënë.
Faton Hajrizi i cili u kërkua rreth 40 orë nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri, është vrarë të premten që lam pas.