Arkitekti kosovar që e pranon se kur ishte drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka pasur dallavere me ndërtime - Gazeta Express
string(107) "arkitekti-kosovar-qe-e-pranon-se-kur-ishte-drejtor-i-urbanizmit-ne-prishtine-ka-pasur-dallavere-me-ndertime"

Arkitekti kosovar që e pranon se kur ishte drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka pasur dallavere me ndërtime

Gazeta Express

10/12/2019 8:30

99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve ndërtojnë njerëz, të cilët s’kanë njohuri në ndërtim. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” arkitekti dhe njëkohësisht ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Lulëzim Nixha, shkruan sot gazeta Zëri.

Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo ndodh pasi nuk ka kurrfarë mbikëqyrje nga askush. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” arkitekti Lulëzim Nixha, i cili ka thënë se në Kosovë nuk respektohen aspak standardet e ndërtimit.

Lexo Edhe:

Sipas tij, 90% e rasteve në vendin tonë ndërtojnë njerëz, të cilët nuk kanë njohuri në ndërtim, pra laikët në ndërtim janë investitorë. Nixha tutje ka kundërshtuar edhe Ligjin e Legalizimit, pasi është korrupsion total i shtetit dhe i cili do të lërë shumë pasoja. Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë teksa ka folur për gazetën nuk e mohuar se edhe në kohën sa mbante këtë pozitë ka pasur lëshime sa u përket ndërtimeve.