Arkeologët zbulojnë një mumje 800 vjeçare në Peru - Gazeta Express
string(49) "arkeologet-zbulojne-nje-mumje-800-vjecare-ne-peru"

Arkeologët zbulojnë një mumje 800 vjeçare në Peru

Mistere

Gazeta Express

01/12/2021 1:18

Një ekip ekspertësh ka gjetur një mumje në bregun qendror të Perusë, që vlerësohet të jetë të paktën 800 vjeç, tha një nga arkeologët që morën pjesë në gërmime.

Mbetjet e mumifikuara ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut. Mumja, gjinia e së cilës nuk u identifikua, u zbulua në rajonin e Limës, tha arkeologu, Pieter Van Dalen Luna.

Lexo Edhe:

“Karakteristika kryesore e mumjes është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal të funeralit”, tha Van Dalen Luna, nga universiteti shtetëror i San Marcos, përcjell Klankosova.tv

Eshtrat janë të një personi që jetonte në rajonin e lartë të Andeve të vendit, tha ai.

Mumja u gjet brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit të Limas. Në varr kishte edhe qeramikë, mbetje perimesh dhe vegla guri.

Peruja është shtëpia e qindra vendeve arkeologjike nga kulturat që u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila dominoi një pjesë të Amerikës së Jugut 500 vjet më parë, nga Ekuadori jugor dhe Kolumbia në Kilin qendror.