Arkeologët zbulojnë një anije romake 2000-vjeçare të vjetër në Kroaci - Gazeta Express
string(69) "arkeologet-zbulojne-nje-anije-romake-2000-vjecare-te-vjeter-ne-kroaci"

Mistere

Gazeta Express

04/11/2022 21:20

Arkeologët zbulojnë një anije romake 2000-vjeçare të vjetër në Kroaci

Mistere

Gazeta Express

04/11/2022 21:20

Në detin e Sukoshanit, në Kroaci, në një thellësi prej vetëm dy metrash, arkeologët nga Zadari zbuluan një anije romake prej druri më shumë se dy mijë vjeç të vjetër, shkruan CNN.

“Porti antik i Barbirit pranë Sukoshanit u zbulua në vitin 1973 dhe për një kohë të gjatë u dokumentua vetëm në sipërfaqe, falë kërkimeve të arkeologut Boris Ilakoveq. Vetëm në vitin 2017 filloi një punë e re, më serioze në atë zonë, paralelisht me hulumtimet e vilës romake në kontinent, e cila për shkak të ndërtimeve moderne u shkatërrua goxha shumë. Fatmirësisht, një pjesë e vendit nën det është ruajtur mirë”, shpjegojnë arkeologët.

Lexo Edhe:

Anija është e mbuluar me rërë, është rreth tre metra e gjerë dhe deri më tani janë zbuluar nëntë metra të gjatësisë së saj.

Përveç një pjesë që është dëmtuar, pjesa tjetër e anijes është në gjendje tepër të mirë falë faktit se vetë druri është ruajtur në rërë për dy mijë vjet, tregon kreu i kërkimit.