Arkeologët zbulojnë djathin 2,600-vjeçar në tumën e lashtë egjiptiane - Gazeta Express
string(68) "arkeologet-zbulojne-djathin-2600-vjecar-ne-tumen-e-lashte-egjiptiane"

Mistere

Gazeta Express

21/09/2022 22:00

Arkeologët zbulojnë djathin 2,600-vjeçar në tumën e lashtë egjiptiane

Mistere

Gazeta Express

21/09/2022 22:00

Arkeologët kanë raportuar se çuditërisht kanë nxjerrë nga toka mbetjet e një djathi 2,600-vjeçar nga një varr i lashtë egjiptian.

Ekspedita kishte zbuluar disa copa djathi të tipit Hallumi brenda enëve të mëdha, të cilat datojnë prej dinastive të 26-ta e 27-ta egjiptiane që i korrespondojnë periudhës 664-404 p.e.s.

Lexo Edhe:

Ata nuk thanë se çfarë arome vinte zbulimi por Dr. Mustafa Waziri, sekretari i këshillit arkeologjik vendas tha se egjiptianët e quanin këtë djathtë ‘Haram’.

Më pas gjatë epokës së kristianëve koptikë të Egjiptit, emri ndryshoi në ‘Haloum’ – nga i cili vjen dhe emri i djathit të njohur grek ‘Halloumi’ tha Waziri.

Edhe në vitin 2018, arkeologët zbuluan një masë të bardhë të solidifikuar në tumat e qytetit të lashtë Ptahmes.

“Materiali analizuar me shumë gjasa është mbetja më e lashtë arkeologjike e një djathi që është gjetur deri tani”, tha Dr Enrico Greco, i Universitetit të Catania, i cili punoi në kërkimet me kolegët e Universitetit të Kairos.

“Ne e dimë që është bërë kryesisht me qumësht deleje e dhie, por nuk mund të përcaktojmë çfarë shije ka pasur”.

Ministria vendase e turizmit dhe antikitetit tha se mbetjet e djathit nuk ishin të vetmet objekte të zbuluara.

Kërkuesit kishin zbuluar qindra kukulla, statuja të drunjta macesh dhe kafshësh të tjera.

“Në vitin 2020, më shumë se 100 arkivolë të drunjtë u gjetën të mbyllur në puse varrimi, së bashku me 40 statuja të detajuara të zotit Saqara dhe 20 kuti të drunjta për zotin Horus. /Top Channel/