Arjola Demiri: Big Brother një shkollë shumë e mirë për mua - Gazeta Express
string(58) "arjola-demiri-big-brother-nje-shkolle-shume-e-mire-per-mua"

Yjet

Gazeta Express

31/01/2024 22:55

Arjola Demiri: Big Brother një shkollë shumë e mirë për mua

Yjet

Gazeta Express

31/01/2024 22:55

Banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP, Arjola Demiri, ka folur rreth këtij formati televiziv. Ajo ka qenë e ftuar në ‘Breaking’, ku edhe ka komentuar banorët e këtij viti dhe lojën që po bëjnë brenda.

E pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga e kaluara, ajo theksoi se ky reality shou e ka mësuar shumë.

“Ndoshta Big Brother më ka shërbyer për të mësuar e për të thënë jo, pikë së pari sepse nuk e kam pasur këtë veti timen. Nuk thoja shpesh jo. Nuk dija të hiqja dorë nga diçka shumë shpejt”, theksoi aktorja nga Tropoja.

Bukuroshja shtoi: “Big Brother ka qenë një shkollë shumë e mirë, në qoftë se e kam pasur të vështirë të hiqja dorën nga njerëzit që i kam pasur afër për x arsye, tanimë nga Big Brother e kam marrë stop. Më përpara nuk e kam pasur. Më ka rritur si njeri”.

Arjola ka qenë shumë e komentuar gjatë periudhës që ishte brenda duke rrëfyer histori të ndryshme nga jeta.

Në edicionin e parë fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement