Arianit Ahmeti: Nuk kam thënë se ka keqpërdorime - Gazeta Express
string(49) "arianit-ahmeti-nuk-kam-thene-se-ka-keqperdorime-2"

Gazeta Express

09/12/2019 22:04

Arianit Ahmeti: Nuk kam thënë se ka keqpërdorime

Gazeta Express

09/12/2019 22:04

Arianit Ahmeti pretendon se vetëm 2939 bileta për ndeshjen me Anglinë u shitën online


Për 10 mijë e 500 bileta sa mund të dalin online, mund të konkurrojnë rreth 20 mijë veta.

Lexo Edhe:

Po e shpjegon se si mund të shiten mbi 10 mijë bileta online për disa minuta.

Por, ndryshe nga kjo që e thotë kryetari i Federatës së Futbollit, po flasin dokumentet e dala nga shtëpia e futbollit në kosovar.

Sipas këtij dokumenti të publikuar nga ish-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, në ndeshjen ndaj Anglisë, online u shiten vetëm rreth 3 mijë bileta.

Ndërsa në total, vetëm 23% e biletave, u shiten në mënyrë elektronike.

Ndërkohë, sipas këtij dokumenti, shifra prej rreth 10 mijë e 500 biletave, nuk u shit asnjëherë në sistemin online.

E ketë dokument, sipas vet Arianit Ahmetit, e kanë në dorë edhe organet e hetuesisë.


“Ky është një dokument zyrtar i cili është në duar të Prokurorisë edhe të krimeve ekonomike, krimeve kibernetike…vendosa ta bëj publike, sepse kryetari Agim Ademi, nuk e di për cfarë arsye, gjithmonë ka dhënë shifra”, thotë Arianit Ahmeti, ish  zv. Sekretar në FFK.

Arianit Ahmeti, u shkarkua ditë më parë nga FFK, pasi kishte marrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për t’u bërë vetë kryetar i federatës.

Ndërkohë, se pse nuk doli me këto deklarata, sa ishte pjesë e FFK-së, Ahmeti thotë se kjo ishte e drejtë vetëm e kryetarit, Agim Ademi.

Megjithatë, Ahmeti, thotë se nuk ka prova se biletat janë keqpërdorur, vetëm ka një mospërputhje në mes të asaj që është deklaruar publikisht dhe numrin e biletave të lëshuara.


“Unë nuk thashë që ka keqpërdorime”, shtoi ai.

Të kontaktuar gjatë ditës, në Federatën e Futbollit të Kosovës, kanë thënë që për këtë çështje do të dalin me një komunikatë zyrtare.

Por një gjë e tillë, deri në orët e para të mbrëmjes nuk ndodhi.

T7, për këtë çështje ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Por, ani pse kanë kaluar 2 muaj që kur janë hapur hetimet, ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ky institucion.