Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për fushatën e ‘’jashtëzakonshme, përbashkuese, me plot energji’’.
Tahiri ka thënë se nesër, kur do të mbahet edhe balotazhi, është dita se kur Mitrovica do të nis kapitullin e ri.
‘’Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja’’, ka thënë ai mes tjerash.
Tahiri ka thënë edhe se ai do ta nderojë besimin e qytetarëve dhe do ta jetësojë premtimet që ua ka dhënë.
Postimi:
Qytetarë të dashur,
Ju falënderoj të gjithëve për fushatën e jashtëzakonshme, fushatën përbashkuese, me plot energji.
Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri.
Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja.
Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.
Shumë të respektuar mitrovicas,
Le ta përfundojmë këtë fushatë siç e kemi nisur.
Me shpresë. Me guxim. Me besim në Zot.
Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne!
Votoni për numrin 191.
Mitrovicë 💚.