Ardian Limani zyrtarizohet te Shkëndija - Gazeta Express
string(39) "ardian-limani-zyrtarizohet-te-shkendija"

Sport

Gazeta Express

13/06/2023 18:28

Ardian Limani zyrtarizohet te Shkëndija

Sport

Gazeta Express

13/06/2023 18:28

Ardian Limani edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Shkëndijës.

Klubi tetovar ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me ish-kapitenin e Dritës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Limani me klubin nga elita e futbollit maqedonas ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jesh pjesë e asaj skuadre”, u shpreh Limani pas nënshkrimit të kontratës.

29-vjeçari me Dritën fitoj dy tituj kampioni. Sukses kishte arritur edhe me Feronikelin, duke e fituar një titull kampioni.

Te Shkëndija Limani ribashkohet me trajnerin Ardian Nuhiu. /Gazeta Express/