Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror - Gazeta Express
string(91) "ardian-gjini-ne-rahovec-grate-dhe-vajzat-force-kyce-e-vendimmarrjes-dhe-ndryshimit-shoqeror"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 20:08

Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 20:08

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Rahovecit, profesioniste nga fusha të ndryshme.

Në këtë bashkëbisedim të hapur u diskutua roli i grave në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale, si dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Gjini theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në institucione, duke vlerësuar se ato kanë qenë dhe mbeten shtyllë e familjes dhe e zhvillimit shoqëror, ndërsa sot janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi në udhëheqje dhe në vendimmarrje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement