Arbër Hoxha transferohet tek Dinamo Zagreb - Gazeta Express
string(42) "arber-hoxha-transferohet-tek-dinamo-zagreb"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2024 17:14

Arbër Hoxha transferohet tek Dinamo Zagreb

Futboll

Gazeta Express

08/01/2024 17:14

Arbër Hoxha do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij duke u transferuar tek skuadra e Dinamo Zagreb, këtë e thonë mediat kroate.

Sipas “germanijak.hr”, marrëveshja mes Dinamos dhe Slaven Belupos është arritur, me këta të fundit që kanë kërkuar dy milionë euro për kosovarin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së martë, Hoxha pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Dinamos.

25-vjeçari është te Slaven Belupo nga shkurti i vitit 2022. Para Belupos, Arbëri u paraqit për gjashtë muaj te Lokomotiva e Zagrebit, tek e cila u transferua nga Ballkani.

Po ashtu, ai  ka tri paraqitje për Kosovën, ndërsa ishte tek U21.

Këtë edicion Arbër Hoxha kishte katër gola e një asistim në 18 paraqitje për Slaven Belupon.

Aktualisht janë të tretit në tabelë me 34 pik, por kanë dy ndeshje më pak të luajtura se Hajduku që udhëheq me 41 pikë.