Arbenita e shqetësuar pasi mbeti e bllokuar në Londër, “Nuk mund ta takoj Feron” - Gazeta Express
string(77) "arbenita-e-shqetesuar-pasi-mbeti-e-bllokuar-ne-londer-nuk-mund-ta-takoj-feron"

Arbenita e shqetësuar pasi mbeti e bllokuar në Londër, “Nuk mund ta takoj Feron”

Gazeta Express

01/04/2020 12:17

Arbenita ka mbetur në Londër për shkak të pandemisë.

Koronavirusi ka bërë që shumë shtete t’i mbyllin kufijtë dhe të anulohen shumë fluturime, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Për shkak të pandemisë, modelja Arbenita Ismajli ka ngelur e mbyllur në Britani, por kjo gjë po bën që të ketë mall për më të dashurit e saj.

Ajo përmes një postimi tregoi se është mërzitur ngase këto ditë të karantinës po i kalon larg familjes dhe të dashurit.

“Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Fero dhe Arenita janë shumë të komentuar në shtypin rozë, që prej kur e bënë publike lidhjen.