Arben Fetahu do ta marrë nesër një tjetër mandat në krye të FBK-së - Gazeta Express
string(66) "arben-fetahu-do-ta-marre-neser-nje-tjeter-mandat-ne-krye-te-fbk-se"

Basketboll

Gazeta Express

29/08/2024 13:16

Arben Fetahu do ta marrë nesër një tjetër mandat në krye të FBK-së

Basketboll

Gazeta Express

29/08/2024 13:16

Arben Fetahu do ta marrë nesër një tjetër mandat në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kryetari aktual nuk do të ketë kundërkandidat në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së, i cili do të mbahet nesër nga ora 17:30 në hotel “Emerald” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e basketbollit kosovar i ka përmendur edhe pikate rendit të ditës, të cilat do të nisin me zgjedhjen e trupave punues, për të vazhduar me zgjedhjen e Kryesisë së Punës, Komisionit Verifikues dhe Procesmbajtësit.

Më pas do të bëhet aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024, do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të FBK-së, do të votohet kryetari i ri i FBK0së, do të votohen anëtarët e Bordit të FBK-së dhe do të votohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement