Antiterrori do të hetojë misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë, pritet ende autopsia - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

19/10/2021 16:22

Antiterrori do të hetojë misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë, pritet ende autopsia

Shqiperi

Gazeta Express

19/10/2021 16:22

Në hetimet për zbardhjen e vdekjes se 4 turistëve rusë mbrëmjen e së premtes është përfshirë edhe antiterrorri. Agjentë të këtij institucioni kanë qenë prezent si ditën e ngjarjes, por edhe gjatë ditëve në vijim për mbledhjen e provave apo të dhënave që janë marrë gjatë këtyre ditëve. Prokuroria e Kavajës, por edhe policia janë duke punuar intesivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Burime nga prokuroria e Kavajës bëjnë me dije se pritet ti kërkohet informacion kolegëve në Maqedoninë e Veriut,  për të mësuar se  ku kanë qëndruar turistët rusë dhe kush janë personat që kanë kontaktuar para se ata të udhëtonin drejt Shqipërisë. Gjithashtu komunikime të shpeshta mes autoriteteve ruse dhe atyre shqiptare ka pasur vazhdimisht, gjatë këtyre ditëve.

Lexo Edhe:

Në ambietet e hotel “Gloria Palace”, këtë të premte kanë zbarkuar një ekpertësh ku kanë kryer disa verifikime të tjera.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekspertët kanë kontrolluar sistemin e ngrohjes për të parë mënyrën se si ajo funksiononte. Gjithashtu u sekuestruan edhe praparatet që janë përdour në hotel për dizifektimin e ambientit në kuadër të masave anti covid.

Gjithashtu hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, çka ka sjellë edhe mbingarkesën e ajrit duke shkaktuar asfiksinë e turistëve. Trupat e pa jetë të Sergei e Natali Burenkova, vajzës së tyre Eketarina dhe dhëndrit Nikita Belousov, janë ende në morgun e kryeqytetit, ku përgjigja për ekspertizën dhe autopsinë pritet që të dalë gjatë ditëve në vijim.