E ardhmja e Ansu Fatit duket larg Barcelonës.
Sulmuesi spanjoll e ka dhënë miratimin e tij për ta vazhduar karrierën te Monaco, me klubin francez që është gati ta aktivizojë opsionin e blerjes dhe ta transferojë përfundimisht.
Sipas raportimeve, Monaco do t’i paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Barcelona do ta ruajë gjithashtu një përqindje nga një shitje e mundshme e ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi nga Principata po e përgatit një kontratë afatgjatë për Fatin, e vlefshme deri në vitin 2030, çka e tregon besimin e madh që e ka ndaj tij pas paraqitjeve pozitive gjatë sezonit të kaluar.
Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, të shoqëruar nga dëmtime të shumta dhe mungesë vazhdimësie, 23-vjeçari duket se e ka rigjetur formën dhe besimin te Monaco.
Gjatë sezonit të fundit ai e pati një rol të rëndësishëm në skuadër dhe arriti t’i bindë drejtuesit francezë që ta blejnë përfundimisht.
Për Barcelonën, largimi i Fatit përfaqëson gjithashtu një lehtësim të rëndësishëm financiar, pasi klubi synon ta ulë faturën e pagave dhe të krijojë hapësirë për afrime të reja gjatë afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express