Annie Ernaux është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2022 - Gazeta Express
string(66) "annie-ernaux-eshte-fitues-i-cmimi-nobel-per-letersi-per-vitin-2022"

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 13:03

Annie Ernaux është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2022

Arte

Gazeta Express

06/10/2022 13:03

Akademia suedeze, pas ndarjes së çmimeve Nobel në fushën e shkencës, sot ka ndarë edhe çmimin Nobel për Letërsi.

Annie Ernaux i është ndarë çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2022.

Lexo Edhe:

Ernaux është autore e romanit të njohur ‘Vitet’, ‘Gruaja e ngrirë’, ‘Kujtime vajze’, ‘Pasion i thjeshtë’, të përkthyera tashmë në shqip.

Profil

E lindur në Lillebone, në Normandi, më 1940, Annie Ernaux, është gruaja shtatëmbëdhjetë që e fiton Çmimin Nobel për Letërsi. Përmes një vepre esencialisht autobiografike, me librat momoir si ’Vendi’, ‘Kujtime të një vajze’, Turpi, Annie Ernaux ka prodhuar një radiografi të njohur të intimitetit të një gruaje që ka evoluar me zhvillimet e shoqërisë franceze nga paslufta, duke e shndërruar në letërsi shkrimin e trupit të saj, të ndjesive të saj, të mendimeve të saj. Bijë e një dyqanxhiu, feminsite, e botuar gjithmonë nga Gallimard, por krenarisht larg Parisit të intellosëve, përgjatë viteve ka botuar një seri librash memoir, në të cilët i lan hesapet me fëmijërinë e saj, studimin që e çliron nga prejardhja poshtëruese, tabunë e seksit, dështimin e martesës, vdekjen e babait dhe pastaj të së ëmës dhe ndjenjat e fajit të një bije që ndien se e ka tradhtuar klasën e saj shoqërore për të hyrë në klasën e dominuesve.

E ka bërë në një nivel aq të pastër dhe të egër sa ta kthejë një histori personale në një autobiografi kolektive, portret të një epoke, viviseksion të një kalimi historik. Nga romani ‘Ngjarja’, ku rrëfen përvojën e dhimbshme të një aborti klandestin kur ishte studente, është nxjerrë filmi Événement që e ka fituar Luanin e Artë prë filmin më të mirë në edicionin e 78-të të Mostra internazionale d’arte cinematografica të Venecias.

Romani i saj më i njohur është ‘Vitet’.