Anglia barazon në sekondat e fundit, e dërgon ndeshjen ndaj Sllovakisë në vazhdime - Gazeta Express
string(81) "anglia-barazon-ne-sekondat-e-fundit-e-dergon-ndeshjen-ndaj-sllovakise-ne-vazhdime"

Futboll

Gazeta Express

30/06/2024 19:58

Anglia barazon në sekondat e fundit, e dërgon ndeshjen ndaj Sllovakisë në vazhdime

Futboll

Gazeta Express

30/06/2024 19:58

Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në 1/8 e finales në Euro 2024 mes Anglisë dhe Sllovakisë.

“Tre Luanët” arritën të barazonin rezultatin në 1:1 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ivan Schranz fillimisht kaloi Sllovakinë në epërsi në minutën e 25-të të takimit.

Më pas, dominimi ishte i tëri i Anglisë, por që nuk arritën ta thyenin mbrojtjen sllovake, të udhëhequr nga Milan Skriniar.

Megjithatë, goli eventualisht erdhi në minutën e pestë shtesë.

Ishte Jude Bellingham që shënoi gol akrobatik për ta barazuar ndeshjen.

Mbetet të shihet nëse do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo penalltitë do të jenë opsioni i fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement