Anderlechti nuk ia jep rrogën dhe nxjerr në shitje Kristal Abazajn - Gazeta Express

Anderlechti nuk ia jep rrogën dhe nxjerr në shitje Kristal Abazajn

Sport

Gazeta Express

28/03/2020 13:08

Koronavirusi po ndikon edhe në futboll me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Një prej tyre është edhe Anderlecht në Belgjikë që në këtë sezon ka dështuar edhe përsa i përket rezultateve.

Klubi nga Brukseli u ka kërkuar futbollistëve të tij të heqin dorë nga rroga e 1 muaji për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit.

Në këtë listë lojtarësh që duhet të heqin dorë nga rroga e 1 muaji është edhe Kristal Abazaj i cili edhe pse luan si i huazuar te Kukësi vazhdon të paguhet nga gjigandët belgë.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigjja e Abazajt dhe futbollistëve të tjerë, por tashmë Anderlecht e ka thënë fjalën e saj.

Ndërkohë në verë me shumë gjasa Kristal Abazaj do të largohet nga Anderlechti pasi klubi do të nxjerrë në shitje të gjithë futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e së ardhmes dhe mes tyre përfshihet edhe talenti shqiptar, raporton SS.

Anderlecht do t’i shesë edhe kundrejt një kostoje më të ulët këta lojtarë pasi klub synon të mbledhë sa më shumë të ardhura për të marrë veten nga kriza e koronavirusit.

Për të blerë kartonin e Kristal Abazajt nga Skënderbeu klubi belg pagoi shifrën e 750 mijë eurove në verën e vitit 2018.