Amerika shpërblen Luana Vjollcën - Gazeta Express
string(32) "amerika-shperblen-luana-vjollcen"

Amerika shpërblen Luana Vjollcën

Gazeta Express

04/05/2020 21:06

Luana Vjollca na e ka treguar me kohë se kush punon fiton, kështu që sot ajo na tregoi suksesin e radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare!

Moderatorja ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020”,  ceremonia e së cilës u mbajt live në 18:00 me orën e Nju Jork.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Instagram, Luana falenderoi të gjithë atat që e vlerësuan ndërsa inkurajoi ndjekësit se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë.

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria,” tha ajo.

“Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.