Ambasadori i Shqipërisë në Shkup në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës: Përulemi përpara fuqisë së dashurisë - Gazeta Express
string(109) "ambasadori-i-shqiperise-ne-shkup-ne-diten-e-shenjterimit-te-shen-terezes-perulemi-perpara-fuqise-se-dashurise"

Ballina

Gazeta Express

05/09/2025 12:01

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës: Përulemi përpara fuqisë së dashurisë

Ballina

Gazeta Express

05/09/2025 12:01

9
SHPËRNDARJE!
SHPËRNDAJE!
Tweet
Sot, më 5 shtator, shënohet Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës, misionares shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup në vitin 1910. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, e cila iu kushtua gjithë jetën ndihmës ndaj të varfërve, u shpall shenjtore më 2016 nga Papa Françesku, pas njohjes së dy mrekullive të saj.

Në këtë ditë të shënuar, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale:

“Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë plotësisht për të tjerët. Në ditën e shenjtërimit të saj, përulemi përpara fuqisë së dashurisë që e bëri atë zë të përhershëm të mëshirës. ”

Shën Tereza u lumturua më 2003 nga Papa Gjon Pali II, ndërsa më 2016 u shpall shenjtore në një ceremoni madhështore në Vatikan. Në Shqipëri, përmes ligjit “Për festat zyrtare”, më 5 shtator festohet si dita e shenjtërimit të saj, duke zëvendësuar ditën e lumturimit që shënohej më parë më 19 shtator.

Misionarja shqiptare themeloi në Kalkutë urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, duke u bërë simbol global i përulësisë, humanizmit dhe shpresës për më të varfërit e botës.